Kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së Kadri Veseli.
Rama thotë se që kur është njohur me emrat për në Tribunalin Special nuk shpreh dot indinjatën.
Kreu i qeverisë lajmëron se nesër do shprehet me një mesazh për të gjithë shqiptarët duke thënë se është në krah për të çprangosur Kosovën e burgosur në ferrin e Sllopodan Millosheviçit.
“Qëkur e kam marrë lajmin e listës së Tribunalit Special dhe kam lexuar emrat e kriminelëve të supozuar të Luftës Çlirimtare të Kosovës, përpiqem po nuk arrij të formuloj fjalitë e duhura për të shprehur indinjatën time!
Do të shprehem publikisht nesër me një mesazh për të gjithë shqiptarët, por jam e do të jem deri në fund, në krah të të gjithë atyre që luftuan me armë për ta çprangosur Kosovën e burgosur në ferrin e Sllobodan Milosheviçit, duke mbyllur me gjak, nder e lavdi një histori padrejtësie historike në zemër të Europës!
RROFTË KOSOVA dhe sot më shumë se kurrë NDERIM UDHËHEQËSVE TË LUFTËS ÇLIRIMTARE”-shkruan Rama.