Vendosni fjalën kyçe....

Bylisi eliminon Skënderbeun në Kupën e Shqipërisë


Sfida e kthimit mes Skënderbeut dhe Bylisit ka përfunduar në barazim 1-1 por rezultati i përgjithshëm i dha Bylisit kualifikimin për shkak të fitores minimale në sfidën e parë.

Korçartë shënuan të parët me anë të Mensah në minutën e 34.

Minuta e 43-të do të sjellë një rrëmujë të madhe dhe shkak është kryesori Jorgji, që fillimisht akordon një penallti të paqenë për Bylisin, më pas e anulon atë pas ndërhyrjes së kufje të eprorëve të tij duke krijuar një rast të paprecedent në futbollin tonë, pasi siç dihet në kampionatin shqiptar nuk është futur sistemi VAR.

Bylisi luan më mirë në pjesën e dytë dhe i afrohet në disa momente golit për të mbërritur në çastin kulmor. Minuta e 76-të dhe Malçi shtyn në rrjetë topin e Mëllugjës, duke realizuar golin që flen biletën gjysmëfinale për mallakastriotët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *