Vendosni fjalën kyçe....

SHBA-ja planifikon paketën tjetër me taksa shtesë mbi produktet europiane


Administrata Trump planifikon të vendosë taksa ndëshkuese shtesë, në ekuivalentin e 3,1 miliardë dollarëve, mbi produktet europiane, sipas një dokumenti zyrtar të lëshuar të martën mbrëma.

“Shërbimet e Përfaqësuesit amerikan të Tregtisë kanë përpiluar listën e produkteve të reja në fjalë, në pritje për konsultim publik, i cili do të zgjasë deri më 26 korrik”, shkruhet në dokument.

Këto taksa ndëshkuese u autorizuan nga Organizata Botërore e Tregtisë për produktet e importuara nga BE-ja në vlerën 7,5 miliardë dollarë, në kuadër të dosjes së subvencioneve mbi “Airbus”-in europian dhe “Boeing”-un amerikan.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *