Vendosni fjalën kyçe....

Balla thirrje Kuvendit: Të mbajmë një qëndrim të unifikuar për akuzat ndaj Thaçit e Veselit


Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i ka kërkuar Kuvendit që të mbajë një qëndrim të unifikuar për çështjen e aktakuzave ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli.

“Ne si Kuvend duhet të kemi një qëndrim institucional, shumica përmes kryeministrit do ta ketë një qëndrim të qartë për këtë çështje dhe mendoj që Kuvendi, të merret me cështje të tilla serioze”– tha Balla. 

Ditën e djeshme, Prokurori i Specializuar në Hagë dje bëri publike aktakuzën ndaj Thaçit dhe Veselit për krime lufte dhe kundër njerëzimit si: vrasje të paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

Rama fjalën e tij sot do ia dedikojë pikërisht kësaj çështjeje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *