Mazhoranca bashkoi votat me deputetët e opozitës parlamentare për të hedhur poshtë tre dekretet e Kreut të Shtetit Ilir Meta mbi kthimin e dy ligjeve.
Dy ligjet kanë të bëjmë me “kthimin e ligjit nr. 55/2020 “Për shërbimet e pagesave” dhe ligji për portin e jahteve në Porto-Romano Durrës.
Nisma e shërbimit të pagesave mori 89 vota kundër ato të deputetëve të PS dhe opozitës së re, ndërkohë që 14 deputetë kanë votuar pro saj, ndërsa 7 abstenuan.
Ndërkohë që dekreti i presidentit për kontratën e portit të jahteve Porto-Romano në Durrës që është kritikuar edhe nga vetë socialistët, është rrëzuar me 85 vota kundër, 16 vota pro dhe 8 vota abstenim.
Ndërkohë që tri aktet normative të qeverisë kanë marrë mbi 90 vota në parlament, ndërsa edhe pjesa tjetër e ligjeve të shumicës ka marrë konsensusin edhe të opozitës parlamentare.