Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas opinionit të shpërndarë nga ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim e cila kërkonte bashkim të klasës politike për t’i dhënë shtysë Reformës në Drejtësi.
Basha shkruan se vonesat në emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese vonojnë daljen nga kriza politike dhe mbyllin dyert e BE-së për shqiptarët.
“Çdo vonesë dhe zvarritje në emërimin e gjyqtarëve të GJK vonon daljen nga kriza politike dhe mban mbyllur dyert e BE për shqiptarët. Funksionimi i GJK shërben për plotësimin e 2 prej 15 kushteve për hapjen e negociatave dhe për rikthimin e legjitimitetit në qeverisjen vendore”-shkruan Basha.