Vendosni fjalën kyçe....

Sherri në Kuvend, flet Ralf Gjoni: Pati një keqkuptim


Deputeti Ralf Gjoni ka folur për incidentin që ndodhi ditën e djeshme në Kuvend, ku u përplas me deputetin Halit Valteri.

Ndërsa ishte i ftuar në programin “Ditë e Re” në televizionin Ora News, deputeti tha se kishte ndodhur një keqkuptim.

“Unë shoh veten time dhe nuk e kuptova se çfarë ndodhi, as se çfarë u pasqyrua. Nuk e kuptova agravimin e situatës dhe nuk e kuptoj pse duhet të bëhej lajm. Unë ruajta qetësinë se unë jam i fokusuar te reforma zgjedhore. Më shumë pati një keqkuptim të asaj që unë thashë.”– tha Gjoni.

Sipas tij, është normale që të ketë acarime në Kuvend, mbi të gjitha për shkak se po diskutohej për zgjedhjet.

“Në çdo parlament të botës ke momente agravimi. Edhe parlamentin britanik, dy dyja palët janë përballë njëra-tjetrës dhe në tokë ke dy viza të gjata të kuqe. Këto vija nuk lejohen të kalohen dhe kanë largësinë e shpatës se dikur në parlament shkohej me shpata.

Unë e shoh se është normale që të ketë acarime momentale, pasi ne jemi duke debatuar për diçka shumë të rëndësishme, pasi bëhet fjalë për çfarë do të votohet nesër. Kjo ka të bëjë me themelin e demokracisë. Ne jemi deputetë ndryshe, pasi nuk i bindemi diktatit të partisë.”– tha deputeti. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *