Paraditen e sotme në ambientet e stadiumit “Air Albania” u hodh shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë.
Kështu, Kukësi, Tirana, Teuta dhe Bylis kanë mësuar kundërshtarët dhe datat se kur do të luhen këto takime.
Nga tërheqja e goglave u formuan dy çiftet gjysmëfinaliste Kukësi-Teuta dhe Bylis-Tirana.
Sipas kalendarit, sfidat e para do të luhen në 2 korrik me Kukësin që do presë Teutën në “Elbasan Arena” për ndeshjen e parë, ndërsa e kthimit do të luhet në “Niko Dovana” në 15 korrik.
Ndërsa sfida tjetër Bylis-Tirana do të luhet në 2 korrik në “Adush Muça”, e ajo e kthimit në 15 korrik në “Selman Stermasi”.
Finalja e madhe do të luhet në datën 2 gusht, për të përcaktuar se kush do të ngrejë lart trofeun e Kupës së Shqipërisë.