Pas kthimit nga Brukseli, kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur për procesin e dialogut të drejtuar nga BE-ja dhe për anulimin e udhëtimit në Ëashington.
Në një konferencë për mediat, Hoti ka thënë se Kosova është e përkushtuar në dialpogun me Serbinë dhe se ky proces duhet të përmbyllet shumë shpejtë, meqë ka interesim shumë të madh nga Brukseli dhe Ëashingtoni.
“Ne mbesim të përkushtuar për dialogun. Besojmë thellë që dialogu nuk ka alternativë. Këtë qëndrim e kam prezantuar edhe në BE. Është me interes për Kosovën që ky proces të mbyllet sa më shpejtë, duke qenë se ka interesim të madh nga BE dhe SHBA. Për shkak të zhvillimeve të ditëve të fundit, ne kemi shtyrë vizitën në Washington”, tha Hoti.
Ai shtoi se ka folur me të dërguarin e presidentit amerikan Donald Trump, ambasadorin Richard Grenell për një datë tjetër takimi. Hoti thotë se së shpejti do caktohet data e re.
“Kam pasur komunikim intensiv me ambasadorin Grenell. Pas diskutimit që kemi pasur më të, jemi pajtuar që ta shtyjmë për një datë tjetër, që do të caktohet së shpejti. Agjenda e takimit mbetet e njëjtë, për t’i dhënë shtysë dialogut përmes zhvillimit ekonomik”, tha Hoti.
Ndër të tjera, kryeministri ka thënë se janë duke u bërë përgatitjet e fundit për caktimin e Samitit në Paris.