Vendosni fjalën kyçe....

Spiropali: Fitorja e PS-së në marrëveshjen për “zgjedhoren” ishte shuarja e frikës së Bashës


Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” në Neës 24 tha se Partia Socialiste fitoi nga marrëveshja zgjedhore shuarjen e frikës së kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

E pyetur nga gazetarja Nisida Tufa, se çfarë fitoi mazhoranca nga marrëveshja për “zgjedhoren” , Spiropali deklaroi se qëllimi fillestar ishte të ulej Basha në tryezë duke e quajtur fitore arritjen e këtij objektivi duke arritur një dakordësi me opozitën e bashkuar.

Ne fituam atë që ishte qëllimi ynë fillestar. Të shuanim frikën e pakuptimtë të Bashës për t’u kthyer në tryezë dhe për t’ju kthyer zgjedhjeve e proceseve demokratike. Kaq! Ne e kishim të qartë se nuk kishte asnjë problem thelbësor për ligjin zgjedhor aspo për administrimin zgjedhor dhe këtë e provoi PD dhe Basha mbi kërkesat e tyre. Ne u nisëm me vullnetin e mirë për të bërë një ndryshim radikal për depolitizimin e administrim zgjedhor. Nuk u pranua nga Basha dhe PD, duke vërtetuar në fakt se problemi i humbjes së zgjedhjeve nuk ka qenë KQZ. Ne u ulëm në atë tryezë që partnerët të ishin të barabartë dhe të kishin veto. Tani kemi një marrëveshje, që në mos e përzë lepurin nga Lulzim Basha, të paktën e ka vënë atë në kontroll”-tha Spiropali.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *