Presidenti amerikan Donald Trump është detyruar të fshijë një video që kishte postuar në rrjetet sociale, ku shiheshin disa qytetarë që përplaseshin dikush për ta mbrojtur e dikush për ta ndëshkuar atë.
Mirëpo në këtë video, një qytetar mbështetës i tij bërtiste “white power”, “fuqia e të bardhëve”.
Shtëpia e Bardhë thotë se presidenti nuk e kishte dëgjuar komentinpasi ishte përqendruar në mbështetjen që po dëshmonin qytetarët e vjetër të Florida-s.
“Ai nuk e dëgjoi deklaratën e bërë në video”– tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Judd Deere, për NBC News. “Ajo që ai pa ishte entuziazmi i jashtëzakonshëm nga mbështetësit e tij të shumtë.”