Dhjetëra qytetarë po protestojnë përpara Bashkisë së Durrësit, pasi pretendojnë se janë lënë jashtë listave të përfituesve nga grantet e Rindërtimit për tërmetin e 26 nëntorit.
Ditën e enjte, Këshilli Bashkiak i Durrësit miratoi listat e përfituesve e në korrik fillon dhënia e granteve për familjet e banesave të dëmtuara në shkallën DS1, DS2, DS3.
Por mesa duket ka qytetarë të cilët kanë mbetur padrejtësisht jashtë këtyre listave. Qytetarët pretendojnë se i kanë dokumentat e rregullta për dëmet e shkaktuara dhe klasifikimet e bëra.
Durrësi dhe Kruja ishin zonat më të prekura nga tërmeti i nëntorit.