Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata lë në burg Adjola Lakrën, avokati: E vërteta qenka shpifjet në gazeta


Gjykata e Tiranës ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Adjola Lakrën, 26-vjeçaren nga Berati, e cila akuzohet si bashkëpunëtore ne vrasjen e Hekuran Billës.

Pas kësaj, avokati mbrojtës i Lakrës ka dalë i revoltuar në një deklaratë për mediat, ku shprehet se klientja e tij është mbajtur në burg padrejtësisht vetëm për shkak të opinionit.

 “E vërteta me sa duket nuk është as ajo që ka ndodhur dhe as ajo që provohet. E vërteta qenkan shpifjet që publikohen në gazeta. Vajza nuk i ka thënë kurrë ato që nxirrni ju. Shumë shpejt kur të dalë e lirë do flasim prapë. Sot ajo ngeli në burg për shkak të helmimit që i është bërë opinionit. I vetmi moment mëkati mund të them është fatkeqësia që përpara se të njihte viktimën ka njohur një prej të dyshuarve. Ajo po hetohet në rolin e ndihmëses, por do ta kuptoni që as këtë rol nuk e ka”- tha avokati.

Sipas avokatit, nuk ka snjë provë për të vërtetuar akuzat ndaj vajzës.

 “Të vetmet prova janë vetëm deklarimet e saj të sinqerta. S’ka pasur dijeni për rastin, s’ka qenë në dijeni se kishte gjakmarrje në mes. Ditën e ngjarjes ajo s’ka telefonuar njeri, por e kanë telefonuar. U garantoj që asnjëherë as e ka ditur, as është paguar. Njohja me Billën është bërë nëpër rrjetet sociale. Por nuk do them gjë më shumë, pasi nëse vazhdoj mund të cënoj hetimin”– tha ai.

Por pavarësisht fjalëve të avokatit, prokuroria ka dyshime të forta se ka qenë 26-vjeçarja ajo që e ka nxjerrë në pritë Hekuran Billën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *