Vendosni fjalën kyçe....

Meta shpërndan intervistën e anëtares së Komisionit të Venecias: Nuk ka vend për interpretime të zbatohen rekomandimet


Kreu i Shtetit Ilir Meta ka shpërndarë intervistën e anëtares së Komisionit të Venecias Angelika Nussberger për gjermanen DW në shqip e cila theksoi se Shqipëria duhet të zbatojë opinionin dhe rekomandimet e Komisionit.

Meta shkruan se opinioni nuk ka vend për interpretime duke i dalë në mbështetje të Nussberger.

Më tej Presidenti shkruan se tani është koha për zbatimin korrekt përmes bashkëpunimit konstruktiv dhe transparent.

PO, NUK KA MË VEND PËR INTERPRETIME!
Tani është koha për ZBATIMIN KORREKT të REKOMANDIMEVE të Komisionit të Venecias, përmes BASHKËPUNIMIT TRANSPARENT dhe KONSTRUKTIV.
Është shumë e rëndësishme që Komisioni i Venecias do të ndjekë edhe zbatimin e rekomandimeve të tij të fundit për Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë.
Po kështu rekomandimet e Komisionit të Venecias janë në ndjekje nga Parlamenti Europian dhe vendet anëtare.
Kjo është e vetmja rrugë drejt çeljes së negociatave dhe funksionimit të shtetit ligjor”-
shkruan Meta. 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *