Vendosni fjalën kyçe....

Pas Limajt, Rama takon në Prishtinë, Kurtin, Osmanin dhe Hotin


Gjatë vizitës së tij në Kosovë, Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takime me të gjithë faktorët politikë atje.

Fillimisht, Rama takoi kryetarin e Nismës Social-Demokrate Fatmir Limaj.

Më pas takime Rama ka mbajtur takim me homologun e tij Abdullah Hoti në selinë e qeverisë së Kosovë.

Në vijim kreu i qeverisë është takuar edhe me kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani dhe  kreun e LVV-së Albin Kurti.

Ndërsa sipas raportimeve të mediave në Kosovë, Presidenti Hashim Thaçi do organizojë rreth orës 19 një darkë së bashku me kryeministrin Rama.

Rama shoqërohej në vizitat me faktorët politike në Kosovë, nga Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, Ambasadori në Kosovë Qemak Minxhozi dhe Këshilltari i tij për Mediat Endri Fuga.

Rama më herët ka shkruar se takimet në Kosovë do zhvilloheshin për tu njohur me aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale  ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, të cilën e ka quajtur një turp. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *