Vendosni fjalën kyçe....

Ruçi i shkon sot Metës në Presidencë, do flasin për Kushtetuesen


Mesditën e sotme do të zhvillohet takimi mes presidentit të vendit Ilir Meta dhe kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Ky takim vjen pas ftesës së presidentit, për të adresuar rekomandimet e Komisionit të Venecias për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. Takimi mes tyre pritet të bëhet në orën 12:30.

Ditën e djeshme Ruçi u takua në Kryesinë e Kuvendit me ambasadoren amerikane Yuri Kim, e cila ka kërkuar që brenda vitit të bëhet e mundur ngritja e Gjykatës Kushtetuese.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *