Vendosni fjalën kyçe....

Më 30 korrik votohet në Kuvend për ndryshimin apo jo të sistemit zgjedhor


Kuvendi pritet të votojë më datë 30 korrik, nëse do të ketë ndryshim të sistemit zgjedhor apo jo, nisëm e kërkuar nga opozita parlamentare.

Ruçi ka futur në kalendarin e punës, nismën për ndryshimin e sistemit zgjedhor, që do të votohet nga Parlamenti.

Deputetët e opozitës kërkojnë lista të hapura kandidatësh për deputetë dhe korrektimin kombëtar të sistemit.

Në amendamentet e propozuara, ata kërkojnë dhe heqjen e koalicioneve dhe ndryshimin e pragut elektoral.

 “Ditën e premte, në datën 10, do të fillojë diskutimi në parim, për të vazhduar në datën 13 me diskutimin nen për nen dhe në datën 30 është shqyrtimi në seancë. Seriozitet maksimal që këto që vendosëm sot të bëhen siç duhet”, është shprehur Gramoz Ruçi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *