Vendosni fjalën kyçe....

Policia arreston pronarin e lokalit ku ndodhi sherri mbrëmë në Elbasan: Tentoi të prishë provat


Policia ka arrestuar pronarin e lokalit ku ndodhi sherri që la të plagosur një person mbrëmjen e kaluar në Elbasan.

Sherri ndodhi në zonën e quajtur si “lagja e kinezëve”, ku disa të rinj goditën njëri-tjetrin me sende të forta.

Sipas policisë, pronari i lokalit, u arrestua sepse ka tentuar të prishë provat në vendin e ngjarjes dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë.

“Tentoi të prishte vendin e ngjarjes dhe kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë të Patrullës së Përgjithshme, vihet në pranga 25-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin:

  1. L., 25 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i tij u bë pasi në lokalin në pronësi të tij, ku u plagos me mjete të forta shtetasi L. I., ka tentuar të prishë vendin e ngjarjes, duke i kundërshtuar me dhunë shërbimet e Policisë që po bënin sigurimin e vendit të ngjarjes.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.”– thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *