Vendosni fjalën kyçe....

Rasti unik i gjyqtares Shpresa Beçaj, avokati: Ligji nuk e kishte parashikuar


Pas dy seancave të shtyra, gjyqtarja e Apelit Tiranë, Shpresa Beçaj, është paraqitur në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Mirëpo sipas KPK, gjyqtarja Beçaj nuk ka dorëzuar deklaratën e pasurisë pranë ILDKPI-së si dhe nuk ka depozituar as deklaratën e pastërtisë së figurës dhe as të të vlerësimit professional, duke mos përmbushur kështu detyrimin ligjor për të dalë para vetingut. Por sipas avokatit të saj, Beçaj nuk ka qenë e detyruar ta bënte këtë pasi në kohën që ato duheshin plotësuar, Shpresa Beçaj ushtronte profesionin e avokates dhe jo gjyqtares.

Sipas avokatit Julian Mërtiri, se Becaj ndodhet në një situatë që ligji nuk e ka parashikuar vetimin dhe rasti i saj rezulton unik në Shqipëri. Ai shton se e gjithë kjo situatë është shkaktuar për shkak të mosveprimeve të KLD-së.

“Shpresa Beçaj është pjesë e sistemit gjyqësor prej më shumë se 33 vitesh. Në 1987 është emëruar në Gramsh. Me tej ka qenë gjyqtare në Tiranë. Në 2004 u bë pjesë e Gjykatës së Lartë.

Në 2008 u bë kryetare e Gjykatës së Lartë. E ushtroi deri në 2013 detyrën. Pas largimit nga funksioni ajo dorëzoi deklaratën e saj në ILDKPK.
Në tetor 2013 paraqiti kërkesë në KLD për emërim në Apelin e Tiranës. KLD në mënyrë arbitrare nuk e mori në shqyrtim për 5 vite. Në këto kushte Becaj bëri padi në Administrative. Në korrik 2016 Administrativja detyronte KLD-në të marrë në shqyrtim kërkesën e Becajt dhe pagimin e dëmit të shkaktuar.

Në Apelin Adminiatrativ në 2017 u vendos të detyrohet KLD të emëronte Becajn në Apelin e Tiranës dhe ta dëmshpërblente për dëm pasuror e moral. KLD kërkoi pezullimin e ekzekutimit të vendimit në Gjykatën e Lartë, kërkesë që nuk u pranua nga kjo gjykatë. KLD në maj 2018 zbatoi vendinin e Apelit Administrativ. Beçaj ka nisur punë në 4 qershor 2018. Ka depozituar deklaratën e saj në ILDKP. Në kohën kur hyri në fuqi ligji për rivlerësimin kalimtar nuk ushtronte detyrën e gjyqtares. Pra Beçaj nuk ka pasur statusin e gjyqtares në detyrë. Ajo ka ushtruar detyrën e avokates për të siguruar të ardhura.”– thotë avokati.

Sipas tij, analiza e fakteve nga KPK nuk është e saktë.

 “Në asnjë nga datat e afatit kur Beçaj duhet të dorëzonte formularët për llogari të procesit të vettingut ajo nuk kishte statusin e gjyqyares në detyrë. Nga ana tjetër, ligji nuk parashikon dorëzim të formularëve pas afatit të parashikuar. Beçaj shpreh dëshirën për t’u vetuar, nuk ka shfaqur asnjë neglizhencë, por ndodhet në një situatë që ligji nuk e ka parashikuar. I kërkojmë komisionit të vlerësojë situatën ligjore në të cilën ndodhet Beçaj, unike në vend, për shkak të rrethanave të pavarura prej saj. E gjithë kjo situatë është shkaktuar për shkak të mosveprimeve të KLD. Nëse komisioni gjen mundësi ligjore për plotësimin e formularëve në një moment të dytë ne jemi të gatshëm, por sipas nesh, kjo mundësi ligjore nuk ekziston.”– thotë ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *