Dy aksidente kanë ndodhur mesditën e sotme në Vorë e për pasojë janë plagosur 4 persona mes të cilëve edhe një fëmijë 2-muajsh.
Në aksidentin e parë janë përplasur dy mjete ndërsa i plagosur ka mbetur drejtuesi i njërit prej mjeteve, ndërsa në aksidentin tjetër rreth 10 minuta më vonë, nga përplasja janë plagosur 3 anëtarët e një familjeje.
Njoftimi i policisë
Më datë 01.07.2020, rreth orës 12:31, në Vore, janë përfshirë në përplasje mjeti me drejtues shtetasin Q.K., me mjetin me drejtues shtetasin R.Q., ku si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi Q.K, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Më datë 01.07.2020, rreth orës 12:40, në Vore, mjeti me drejtues shtetasin E.M., ka aksidentuar mjetin me drejtues shtetasin E.M., 33 vjeç. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të demtuar drejtuesi i mjetit E.M., si edhe pasagjeret në mjet shtetasja M.M dhe femija i tyre 2-muajsh, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.