Boris Johnson i ka kërkuar Izraelit të mos vijojë më tej me planet për të aneksuar pjesë të territoreve të okupuara palestineze, duke paralajmëruar kryeministrin Benjamin Netanyahu se Mbretëria e Bashkuar nuk do ‘njohë asnjë ndryshim në linjat e vitit 1967’.
Në një shkrim për gazetën izraelite, Yediot Aharonot, të mërkurën, kryeministri britanik Johnson bëri lutjen e tij ditën kur Netanyahu kishte shënuar si datën më të hershme për të vendosur sovranitetin mbi disa pjesë të Bregut Perëndimor.
Duke e përshkruar veten si një ‘mbrojtës pasionant të Izraelit’, Johnson zbuloi se ai kishte ndjekur propozimet për të aneksuar territorin e okupuar Palestinez ‘me trishtim’, dhe paralajmëroi se nëse kryhet, ai ‘do të përfaqësonte një shkelje të ligjit ndërkombëtar’.
“Shpresoj thellësisht që aneksimi të mos shkojë përpara. Nëse e bëni këtë, Mbretëria e Bashkuar nuk do të njohë ndonjë ndryshim nga vijat e vitit 1967, përveç atyre të rëna dakord midis të dy palëve.” – theksoi Johnson.
Johnson këmbënguli se Mbretëria e Bashkuar kishte qenë shpesh pjesë e pakicës së vendeve në Kombet e Bashkuara në ‘mbrojtjen e Izraelit kundër kritikave të paarsyeshme dhe plotësisht joproporcionale’.