Vendosni fjalën kyçe....

“Unë jam vetëm një pengesë në rrugën e tyre” – Twitter-i heq memen e presidentit Trump


Twitter-i ka hequr një postim nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, në të cilin ai përdori një foto të vetes për të bërë një meme.

Ai u hoq menjëherë pasi Times, që është në mes të një grindjeje me kreun e Shtëpisë së Bardhë, paraqiti një kërkesë për të drejtat e autorit.

Tëeet-i në fjalë u postua nga Trump të martën dhe paraqiste një foto të tij së bashku me fjalët: “Në të vërtetë ata nuk vënë pas meje, ata janë vënë pas teje. Unë jam vetëm një pengesë në rrugë.”

Nuk u desh shumë kohë që revista, e cila së fundmi ka përshkallëzuar sulmet e saj ndaj liderit republikan, të plotësonte një ankesë për të drejtën e autorit duke bërë që Twitter ta hiqte foton-meme.

Pas heqjes së postimit, Twitter-i konfirmoi se kompania ka vepruar në bazë të një ankese për të drejtat e autorit nga mbajtës i të drejtave, Times. Fotografia në fjalë është shkrepur nga reporteri i Times, Damon Winter.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *