Një turmë në Portland, Oregon, ka djegur një statujë të një dreri, duke bërë që vëzhguesit të teorizojnë se ndoshta kafsha ishte një ‘pronare skllevërish’ ose ‘një supremaciste e bardhë’.
Demonstruesit mbrëmjen e së mërkurës i vunë flakën statujës në qendër të qytetit. Është e paqartë pse protestuesit shënjestruan statujën.
Ajo u dhurua nga ish-kryebashkiaku David P. Thompson në vitin 1900 për të përkujtuar kopetë e drerëve që dikur popullonin rajonin. Sidoqoftë, kishte shumë spekulime për atë që kafsha kishte bërë për të merituar të konsumohej nga flakët.
Demonstruesit kanë shënjestruar statuja në të gjithë Shtetet e Bashkuara si pjesë e demonstratave të vazhdueshme të Black Lives Matter.