Kryeministri Rama i është përgjigjur opozitës pas akuzave të kësaj të fundit lidhur me koncesionin e rrugës Milot-Fier.
Sipas kreut të qeverisë, gjuha e opozitës është e turpshme për më tepër kur gara ndërkombëtare nuk ka nisur ende.
Ai shkruan në Twitter se opozita fjalën vjedhje e ka në majë të gjuhës ç’ka sipas tij tregon se kur ajo qeveriste vetëm ka vjedhur.
“Nuk kam fjalë për gjuhën e turpshme të atyre që duan të qeverisin Shqipërinë e sulmojnë me fjalët më të ulëta projektin Milot-Fier ende pa nisur mirë gara ndërkombëtare!Këta që fjalën e vjedhje e kanë në majë të gjuhës për çdo punë, si duket vetëm kanë vjedhur kur qeverisnin #TURP”, shkruan Rama në Twitter.