Vendosni fjalën kyçe....

KPK-ja shkarkon ish-kryetaren e Gjykatës së Lartë


Ish-Kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj është shkarkuar nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Beçaj tashmë mbante pozicionin e Gjyqtares në Gjykatën e Apelit në Tiranë.

Procesi i vetingut për Beçajn u krye nga trupa gjykuese e drejtuar nga Roland Ilia, me relator Lulzim Hamitaj dhe anëtar Olsi Komicin. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte e pranishme Elka Ermenkova.

Pas përfundimit të mandatit në Gjykatë të Lartë në vitin 2013, Shpresa Beçaj udhëhoqi një betejë ligjore kundër Këshillit të Lartë të Drejtësisë për t’u emëruar në Gjykatën e Apelit dhe e fitoi atë. Megjithatë, vendimi për emërimin e saj në Apel u ekzekutua në vitin 2018.

Në korrespondencën në Komisionin, Beçaj ka pretenduar se kishte shkuar të dorëzonte formularët në ILDKPKI, por nuk ia kishin pranuar pasi nuk gjendej në listën e gjyqtarëve. Ajo ka shtuar se në këto kushte kishte nisur të ushtronte profesionin e avokatit dhe se nuk ka qenë gjyqtare në detyrë.

Ajo pretendoi gjithashtu se me emërimin e saj në detyrë kishin përfunduar afatet e dorëzimit të formularëve të deklarimit.

Pretendimet e Beçajt nuk e kanë bindur Komisionin, i cili konstatoi se ajo nuk i kishte ushtruar të drejtat e saj në rrugë alternative, për t’iu nënshtruar vetingut me kërkesë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *