Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e djeshme në Kombinat, ku u gjetën pa jetë brenda banesës nënë e bijë ndërsa vajza tjetër ndodhet në spital .
Të pajeta u gjendën Zhaneta dhe Anisa Josifi, ku kjo e fundit dyshohet se ka ndërruar jetë prej disa kohësh por mbahej në banesë duke u lyer me vaj dhe uthull që të mos ndihej era e trupit të dekompozuar, raporton News 24.
Ndërsa vajza tjetër, Blerta e cila u gjet me shenja jete në banesë mësohet të ketë thënë para policëve: “se keni idenë çfarë kaluam ne për të fituar ringjalljen”.
Si u zbulua ngjarja ditën e djeshme?
Vëllai i Zhaneta Jusufut lajmëroi policinë pasi motra dhe mbesat e tij nuk i përgjigjeshin në telefon. Në banesën e tyre në Kombinat shkuan forca e policisë dhe ato zjarrfikëse. Pas hyrjes në banesë, u konstatuan trupat e pajetë të Zhaneta dhe Anisa Josfiti, ndërsa vajza tjetër u dërgua në spital.
Në një deklaratë për shtyp, Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi, tha se dyshohet se viktimat ishin vetëflijuar në banesë, dhe se gjatë kontrollit paraprak kishin gjetur shkrime dhe libra me përmbajtje fetare.