Vendosni fjalën kyçe....

Pushuesi nga Kosova mbytet në det tek ‘Shkëmbi i Kavajës’


Mbytet në det një pushues te Shkëmbi i Kavajës. Ngjarja ka ndodhur sot në orën 19:12, kur i moshuari nga Kosova i cili kishte ardhur për pushime në Shqipëri, po lahej në det.

“Durrës/Informacion paraprak. Më datë 03.07.2020, rreth orës 19:12, në zonën e Shkëmbit të Kavajës,  shtetasi kosovar J.B., 73 vjeç, dyshohet se është  mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe  po punon për zbardhjen e ngjarjes“, thuhet në njoftimin e policisë.

Kosovari udhëtoi katër ditë më parë drejt Shqipërisë për të kaluar disa ditë pushime në bregdet dhe fatkeqësisht do të kthehet i pajetë në vendin e tij. 

Me ngrohjen e temperaturave dhe hapjen e plazheve, janë shtuar incidentet në det që raportohen nga policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *