Reperi amerikan Kanye West, i cili në të kaluarën është sulmuar jo pak nga demokratë mbi mbështetjen e tij të zëshme për presidentin amerikan Donald Trump, ka thënë se ai do garojë për president të SHBA-ve.
“Tani duhet ta realizojmë premtimin e Amerikës duke i besuar Zotit, duke unifikuar vizionin tonë dhe duke ndërtuar të ardhmen tonë. Unë po kandidoj për president të Shteteve të Bashkuara! # 2020VISION,” shkroi West në Twitter, duke shpërndarë lajmin për gati 30 milionë ndjekësit e tij.
Megjithëse West nuk e ka shpjeguar më tej nëse e ka seriozisht apo po bën thjesht shaka megjithatë njerëzit nisën mbështetjen ndaj tij me Elon Musk-un një nga të parët.
“Ju keni mbështetjen time të plotë,” shkroi CEO-ja i SpaceX.