Vendosni fjalën kyçe....

Putin: Ndryshimet kushtetuese, gjëja e duhur për Rusinë


Presidenti rus Putin tha se të dielën ndryshimet kushtetuese të miratuara me një votim mbarëkombëtar krijuan kushtet për ‘zhvillimin të mëtejshëm’ të Rusisë për dekadat e ardhshme.

Një nga ndryshimet e miratuara në votimin njëjavor që përfundoi në 1 korrik i mundëson Putinit të kërkojë edhe dy mandate si president dhe nëse rizgjidhet, të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2036.

Ndryshimet e tjera u japin imunitet ish-presidentëve nga ndjekja penale, mbajnë një referencë në kushtetutë lidhur me Zotin, ofrojnë mbrojtje pensionesh dhe përcaktojnë martesën si një bashkim të një burri dhe një gruaje.

Kundërshtarët thanë se votimi ishte i paligjshëm dhe një grup i pavarur monitorimi tha se votimi ishte me të meta.

Por agjencitë e lajmeve ruse cituan Putinin të thoshte: “Unë jam plotësisht i bindur që ne po bëjmë gjënë e duhur në miratimin e ndryshimeve në Kushtetutën aktuale. Ato do të forcojnë kombësinë tonë dhe do të krijojnë kushte për zhvillimin progresiv të vendit tonë për dekadat e ardhshme.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *