Vendosni fjalën kyçe....

Edouard Philippe rizgjidhet kryetar i Bashkisë së Le Havre


Edouard Philippe, është rikthyer në Le Havre, pasi hoqi dorë nga posti i kryeministrit të Francës. Siç shkruajnë mediat franceze, Philippe u zgjodh me 47 vota pro nga 59 gjatë seancës së parë të këshillit bashkiak për të drejtuar këtë qytet të vogël portual me rreth 170 000 banorë, ku ai ka qenë dhe më parë kryetar bashkie nga viti 2010 deri në 2017-ën.

“Unë po ju them kolektivisht: Në punë!“, tha ish-kreu i qeverisë kur zbuloi stafin e tij të ri. Posti i ndihmësit të parë iu caktua Jean-Baptiste Gastinne, i cili kishte mbajtur postin e kryetarit të komunës që nga marsi i vitit 2019, ndërsa Edouard Philippe ishte në Matignon (rezidenca zyrtare e kryeministrit të Francës).

Gjatë turit të dytë të zgjedhjeve bashkiake franceze, lista e drejtuar nga Philippe mori 58.93% të votave kundër komunistit Jean-Paul Lecoq.

Këto zgjedhje u shënuan, ashtu si në shumë qytete, nga një përqindje e lartë abstenimi.

“Askush nuk mund të jetë i lumtur për shkallën e lartë të abstenimit”, tha ai. Në Le Havre, shkalla e abstenimit, arriti në 58% të elektoratit.

“Bindja ime është se ne do të bëjmë më të mirën që mundemi. Kjo është ajo që unë dëshiroj dhe tashmë kjo është shumë”– tha Philippe, përpara këshillit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *