Vendosni fjalën kyçe....

Një tjetër mjek humb jetën nga Covid-19 në Spitalin Infektiv


Ministria e Shëndetësisë njofton këtë mëngjes, se ka ndërruar jetë një tjetër mjek si pasojë e Covid-19. Ai është doktor Hysni Shkjau, i cili edhe pse në moshën 69-vjeçare nuk e kishte ndërprerë punën dhe vijonte të shërbente si mjek familje në qendrën shëndetësore Qafë-Mali, në Bashkinë Fushë-Arrëz të Pukës.

“Ministria e Shëndetësisë njofton me hidhërim të thellë ndarjen nga jeta këtë mëngjes të dr. Hysni Shkjaut, i cili nuk e fitoi dot betejën me virusin e rrezikshëm, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të stafit të infektivit për kolegun e tyre.

Dr. Hysni Shkjau, 69-vjeçar, me 40 vite eksperiencë, nuk e kishte ndërprerë punën dhe vijonte të shërbente si mjek familje në qendrën shëndetësore Qafë-Mali në Bashkinë Fushë-Arrëz të Pukës.
Luftonte prej disa ditësh me COVID19 në spitalin infektiv dhe gjendja e tij u rëndua si pasojë e vështirësisë në frymëmarrje dhe disa sëmundjeve bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime famljarëve, miqve dhe kolegëve. Është një humbje e madhe për sistemin shëndetësor, humbja e një mjeku që i ka shërbyer me përkushtim e profesionalizëm për 40 vite komunitetit të tij.”– thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Kujtojmë se si pasojë e Covid-19, ka humbur jetën javën e kaluar edhe mjeku Arjan Pushi, i cili u bë i pari nga bluzat e bardha në vendin tonë, që humbi jetën si pasojë e pandemisë./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *