Vendosni fjalën kyçe....

OFL ndalet në Fier e Lushnjë, u kërkon 4 të dënuarve të deklarojnë pasurinë


Ditën e sotme Operacioni Forca e ligjit është ndalur në Fier e Lushnjë ku i ka këruar deklarimin e pasurisë katër personave të dënuar për krime të ndryshme.

OFL bën të ditur se i ka lënë 48 orë në dispozicion këtyre personave, për të bërë deklarimin e pasurive të tyre.

Personat në fjalë janë:

Aldo Gorrejas banues në Divjakë, Lushnjë, i dënuar në Itali për veprat penale “Vjedhja me armë” dhe “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Marenglen Halka, banues në Fier, i dënuar për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, mbetur në tentativë dhe “Grup i strukturuar kriminal”;

Leonard Hyka, banues në Patos, Fier, i dënuar për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Trafikim i narkotikëve”;

Redon Koni, banues në Patos, Fier, i dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *