Një 39-vjeçar është arrestuar në Skrapar pasi është gjetur duke kultivuar kanabis.
39-vjeçari me iniciale J.L me detyrë edhe kryeplak i fshatit Prishtinë dyshohet për kultivimin e 295 bimëve të kanabisit.
Njoftimi i policisë:
Komunikata e Policisë Skrapar
Kontrrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut për evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të kanabisit.
Vihet në pranga kryeplaku i fshatit Prishtë, Njësia Administrative Çepan, Skrapar.
J.L., 39 vjeç banues në Prishtë Skrapar.
Arrestimi i tij u bë pasi në vijim të punës për kontrollin e territorit, me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar, në vendin e quajtur “Moçalishta” kanë gjetur 295 bimë Canabis Sattiva. Shtetasi J.L eshte person i dyshuar per kultivimin e bimeve narkotike, gjithashtu duke mbajtur detyrën si kryeplak i fshatit kishte detyrim që të ushtronte kontrolle territori dhe te njoftonte Policine e Shtetit për kultivim të bimëve narkotike.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorin e Rrethit Gjyqësor Berat, për ndjekje të mëtejshme.