Pesë punonjës të Burgut të Rrogozhinës janë pezulluar nga puna.
Ata janë kapur duke futur sende të ndaluara brenda ndërsa hetimet kishin nisur prej disa muajsh.
Mes të pezulluarve janë edhe ish-drejtori e ish-shefi i policisë së këtij institucioni.
Ata akuzohen se kanë favorizuar disa të dënuar duke futur brenda qelive të të dënuarve sende të ndaluara.
Të pezulluarit nga detyra janë:
-Aleksander Rreza, ish drejtor i komanduar ne IEVP Rrogozhine aktualisht me detyre Specialist Informacioni në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve
-Petrit Skenderi , me detyrë ish-shefi policise ne IEVP Rrogozhine aktualisht me detyre Specialist i Rrethimit të jashtëm në IEVP Vlorë,
-Rezart Vogli me detyrë Specialist Finance në IEVP Rogozhinë
-Ilir Zhupani, me detyrë Specialist i Rrethimit të Jashtëm në IEVP Rogozhinë
-Albert Doci me detyrë efektiv.