Franca po krijon tre ministri të jashtëzakonshme për Financat, Çështjet Sociale dhe Mjedisin si përgjigje ndaj pasojave të shkaktuara nga pandemia Covid-19, pjesë e një riorganizimi nga Emmanuel Macron ndërsa ai rimodelon presidencën e tij.
Shefi i kabinetit, Alexis Kohler tha se Bruno Le Maire do të qëndronte në krye të një Ministrie Financash të ngarkuar me nxjerrjen e vendit nga depresioni më i keq ekonomik në dekada.
Elisabeth Borne do të marrë përsipër një ministri të zgjeruar të Punës dhe Çështjeve Sociale teksa vendi duhet të luftojë papunësinë e lartë dhe teksa presidenti kërkon të rivendosë marrëdhëniet me sindikatat dhe votuesit pas valëve të protestave.
Ish-politikania i Partisë së Gjelbër, Barbara Pompili, do të drejtojë një ministri kushtuar Mjedisit pasi presidenti Macron dhe kryeministri i tij i ri kërkojnë më shumë theks në politikat e gjelbra për të nxitur një rikthim ekonomik dhe për të ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme për kompani si Air France dhe Renault.