Vendosni fjalën kyçe....

I dyshuar për një sërë krimesh por doli nga burgu, kush është Behar Bajri që OFL-ja i kërkon sot pasurinë


Një nga personat të cilëve OFL u ka dërguar sot ultimatumin për të deklaruar pasurinë brenda 48 orësh, është Behar (Brajoviq) Bajri, i cilësuar si një prej anëtarëve të grupit të ashtuquajtur “Bajri”.

Kujtojmë se Behar Bajri u la i lirë të hënën e 29 qershorit, pasi Gjykata e Shkodrës përcaktoi si masë sigurie “detyrimin për paraqitje të tij” duke zëvendësuar masën e deritanishme të arrestit me burg në pritje të gjyqit.

Kujtojmë se Policia zhvilloi një operacion në shtator të 2018-ës, që konkludoi në arrestimin e 11 personave të akuzuar si pjesë e grupit kriminal “Bajri” me qendër në lagjen Dobraç të Shkodrës. Operacioni u shtri edhe në Roterdam të Hollandës. Mes tyre dhe Behar Bajri.

Në zonën e Xhamllikut në Tiranë, u arrestua edhe Safet Bajri (Rustemi) një ndër më të kërkuarit e autoriteteve belge në atë kohë.

Atë kohë, ish- Prokuroria e Krimeve të Rënda ngriti një mori akuzash: përfshirje në gjobëvënie, lotari e paligjshme e trukim ndeshjesh si dhe ushtrim i ndikimit të paligjshëm mbi administratën shtetërore, krime që sipas saj u kryen në kuadër të një “grupi të strukturuar kriminal”.

Por dy vjet më vonë, drejtësia dështoi të vërtetonte ekzistencën e një grupi të strukturuar me emrin “Bajri”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *