Vendosni fjalën kyçe....

Roshi-Shahinit: Fëmijëve po iu mësoni luftën e klasave, asnjë shkollë s’mban emrin e Mid’hat Frashërit


Në seancën e sotme plenare në Kuvend, deputeti Artur Roshi i ka kërkuar ministres së Arsimit Besa Shahini, të zbulojë kriteret e përzgjedhjes së mësuesve, librave shkollorë dhe jashtëshkollorë, se çfarë masash janë marrë për zhdukjen e analfabetizmit.

E mbi të gjitha kërkoi llogari se pse disa prej figurave të historisë nuk pasqyrohen siç duhet në librat e shkollës, mes të cilëve dhe Mid’hat Frashëri.

“E kërkoj interpelancën si domosdoshmëri për raportin e historisë që ka në libra krahasuar me të vërtetën fatale që nuk e mësojnë dot historinë për shkak të konkurencës politike, kur ju PS apo PD është në pushtet”,- tha Roshi.

“Po ju mësoni fëmijëve sërish luftën e klasave. Nuk ka asnjë shkollë me emrin e Mid’hat Frashërit pavarësisht kontributit të tij të paharrueshëm”, vijoi ai.

Por ministrja Shahini tha se deklaratat e Roshit nuk qëndrojnë, pasi sipas saj Mid’hat Frashërit i është dhënë vendi i merituar mes figurave të tjera historike.

“Kjo nuk qëndron, veprimtaria e tij bashkë me imazhin e tij zë vend në disa prej temave në libra. Nuk është lënë anash i është dhënë vendi i merituar mes figurave të tjera historike”.- tha Shahini.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *