Pas më shumë se 3 vitesh në arrati, arrestohet në Miami ish-guvernatori meksikan, César Duarte.
Siç shkruan BBC, guvernatori i Chihuahua është ka qenë në kërkim qysh në vitin 2016, pasi u akuzua për përvetësim të fondeve publike. Tani ai përballet me ekstradimin në Meksikë, ku do të gjykohet lidhur me akuzat për korrupsion.
Arrestimi erdhi në një kohë kur presidenti meksikan Andrés Manuel López Obrador, bëri një vizitë zyrtare në SHBA ku u takua me homologun amerikan Donald Trump.
López Obrador erdhi në pushtet duke u zotuar të zgjidhte korrupsionin politik.
Duarte ka qënë guvernator i Chihuahua-s nga tetori i vitit 2010 deri në tetor 2016.
Ai njihej për stilin e jetës së tij luksoze dhe akuzohet se ka përdorur një helikopter zyrtar për të fluturuar me miqtë dhe familjen në fermën e tij gjatë fundjavave.
Duarte gjithashtu dyshohet se ka vjedhur qindra lopë të importuara nga shteti për të ndihmuar fermerët meksikanë në shkallë të vogël, të zëvendësojnë tufat e tyre pas një thatësire shkatërrimtare. Kafshët dhe shumë prej pronave të tij janë sekuestruar qëkur Duarte u largua nga vendi.