Vendosni fjalën kyçe....

Balla fton opozitën parlamentare: Ju mbështesim për listat e hapura, na jepni votën për Kodin Zgjedhor


Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Balla, tha gjatë seancës së sotme në Kuvend se mazhoranca është për hapjen e listave zgjedhore por i kërkoi opozitës parlamentare të tregojë vullnet e të pranojë diskutimin e sistemit zgjedhor.

“Rikthimi në fushë betejë të forcave politike të opozitës jashtëparlamentare është dimension i rëndësishëm. Me opozitën parlamentare ne jemi të gatshëm të diskutojmë sipas një procedure shumë transparente për hapje të listave. Ju keni kërkuar që kjo të shoqërohet me disa kufizime, që kanë të bëjnë edhe me koalicionet. Këto cështje vazhdojnë të diskutohen. Nesër KOmisioni vijon punën për t’i diskutuar. Ne kei treguar vullnet për hapjen e listave, por edhe ju duhet të tregoni vullnet për diskutimin javën e ardhshme të Kodit Zgjedhor.” – tha Balla.

Ai theksoi se Kuvendi nuk merr urdhra apo porosi teksa iu drejtua opozitës jashtë parlamentit duke iu drejtuar edhe njëherë deputetëve të opozitës në Kuvend që të japin votën për Kodin Zgjedhor.

“Parlamentarzimi e mbi të gjitha politika është arti i konsensusit. Ju do të jepni konsensusit sa i përket kodit, ne do iu japim konsensus për ndryshimet kushtetuese. Në fund të arrijmë një marrëveshje trepalësh dhe të organizojmë zgjedhje në pranverën e ardhshme, që të jenë të denja. Thirrja ime për ata jashtë është se Kuvendi nuk merr urdhra, as porosi, ndërkohë që iu kërkoj atyre që ndaj deputetëve të vet që vijnë nga listat e tyre të tregojnë respekt, sepse në fund të fundit ne nuk i kemi votat dhe pjesa tjetër e sallës duhet domosdoshmërisht të mbështesin kodin. Do ua them troç që ne do e mbështesim hapjen e listave.” – shtoi Balla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *