Vendosni fjalën kyçe....

Wadephul: Parlamenti të miratojë marrëveshjen e 5 qershorit për reformën zgjedhore


Zyrtari i lartë i CDU-së, Johann Wadephul, ka bërë thirrje për miratimin në Kuvend të marrëveshjes zgjedhore të 5 qershorit mes partive politike në Shqipëri.

Në një mesazh në Twitter, ai shkruan se miratimi i marrëveshjes dhe zbatimi i saj është kyç në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.

“Shpreh keqardhjen që marrëveshja e 5 qershorit nuk është kodifikuar akoma. Aprovimi me konsensusin e partive politike i reformës zgjedhore pa asnjë ndryshim si dhe zbatimi i saj, është kyç për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. Nxis palët, në veçanti deputetët, ta përmbyllin këtë kriter të rëndësishëm. Forca Shqipëri!.” – shkruan në Twitter, Wadephul.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *