Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadorja amerikane Yuri Kim: Opozita bëri gabim që la parlamentin, marrëveshja e 5 qershorit duhet të kalojë siç është


Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim, në një intervistë për Real Story e konsideroi largimin e opozitës nga parlamenti si një gabim pasi sipas saj ata përfaqësonin një pjesë domethënëse të popullsisë.

Më tej Kim theksoi se marrëveshja e arritur në 5 qershor për “zgjedhoren” duhet të kalojë ashtu siç është dhe nuk mund të ndryshohet.

Opozita që është jashtë parlamentit mendoj bëri një gabim. Nuk duhet të kishin ikur. Thënë kjo, ata fituan shumë vota në zgjedhjet e fundit pra qartësisht përfaqësojnë një pjesë domethënëse të popullsisë. 5 qershori duhet të kalojë siç është. Nuk mund të hapet përsëri. Nuk mund ta bësh sepse do të ishte shkelje e shumë besimi të vënë. Dhe mendoj që nëse jep fjalën, si politikan, si diplomat, nëse nuk e mban fjalën, nuk ke asgjë”-tha Kim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *