Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur moskompetencën për 19 personat e arrestuar në muajin maj në Kukës, të dyshuar për kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotike.
SPAK ka rrëzuar akuzën e grupit të strukturuar kriminal të ngritur nga prokuroria e Kukësit dhe e ka kthyer dosjen mbrapsht. Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën dhënë nga Shkalla e Parë duke lënë në burg disa nga të arrestuarit.
Gjatë operacionit antikanabis të realizuar në muajin maj, u arrestuan 9 persona: në Kukës, Pukë, Krujë dhe Lezhës.
Ata dyshohen se arrinin të merrnin garanci përmes parave që u jepnin oficerëve të policisë, që të mbillnin me lëndë narkotike parcela në zona të thella të Pukës dhe Kukësit.
Mes tyre ishte edhe vëllai i kryebashkiakut të Fushë-Arrëzit, Fran Tuçi, Arben Tuçi i cili mendohet se gjente klientët dhe 2 punonjës policie, të cilët luanin u dilnin garant për mbjelljen e parcelave me kanabis. Dy policët e tjerë janë: Ramiz Cenaj, një efektiv i komisariatit Kukës dhe Arben Kalaja një oficer i Policisë në Drejtorinë e Përgjithshme në Policisë së Shtetit.