Kryeministri Edi Rama sërish ka reaguar në lidhje me mundësinë e hapjes së listave të kandidatëve për deputet për të cilën së fundmi ka dalë kundët opozita e bashkuar.
Rama i kërkon Bashës që të mos nxitë kundër marrëveshjes që u arrit me opozitën jashtë parlamentare duke i thënë se nuk mund të marrin peng Kuvendin dhe zgjedhësit për t’i dhënë mundësi hapjes së listave.
“Një këshillë miqësore për Lulzim Bashën e kolegët opozitarë jashtë Kuvendit: Lërini sharjet e kërcënimet ju lutem e mos thoni u prish marrëveshja, se ajo marrëveshje u bë me ju e për ju, jo për ne! Ne s’donim e s’duam administratë zgjedhore partiake, prandaj mos na provokoni se s’ua kemi borxh as ne, as populli jo e jo, pasi morët gjithçka deshët! Peng Kuvendin e zgjedhësit, të cilëve do t’u japim mundësinë të votojnë për deputetin e jo vetëm për partinë, nuk i merrni dot! Po mos na nxisni kundër asaj marrëveshjeje që e bëmë për ju po na lini ta votojmë”