Vendosni fjalën kyçe....

“Opozita parlamentare duhet marrë seriozisht se përfaqëson popullin, kam lexuar në gazeta se po e bëjnë detyrën”


Knut Fleckenstein, ish-raportuesi për Shqipërinë në parlamentin europian tha sot se opozita parlamentar duhej marrë sëriozisht pasi përfaqëson popullin shqiptar.

Ai e pohoi këtë gjë në emisionin ‘Kjo Javë’ në ‘Neës24’, ku ndër të tjera foli edhe për reformën zgjedhore.

Fleckenstein theksoi se kishte qenë kundër bojkotit parlamentar e djegies së mandateve nga ana e PD-LSI.

“Nuk jam këtu për të dhënë komente për çdo parti, unë gjithmonë kam qenë kundër djegies së mandatave apo bojkotit. Ka patur edhe politikanë në Serbi që kanë bërë të njëjtë gjë, por unë mendoj se duhet gjetur një kompromis mes opozitës në parlament, opozitës jashtëparlamentare, maxhorancës. Nuk mund t’i hedhim më shumë benzinë zjarrit. Edhe PD ka lobuar për hapjen e negociatave. Dëshira e mirë nga jashtë duket, le të përpiqemi të ecim përpara.” – tha ai.

Ndërsa lidhur me opozitën parlamentare, Fleckenstein tha: “Siç kam lexuar në gazeta këto ditë ato po e bëjnë opozitën, i kanë marrë seriozisht mandatet e tyre, tek e fundit parlamenti është ai që duhet të vendosë. Unë i marr ata seriozisht, janë në parlament, duhet ta ritheksoj duhen marrë seriozisht, sepse përfaqësues të popullit, janë në interes të çdokujt është tjetër çështje. Por ata janë në parlament dhe përfaqësojnë popullin shqiptar.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *