Vendosni fjalën kyçe....

INSTAT nxjerr blof qeverinë me shifrat e COVID-it


Sipas shifrave të publikuara nga INSTAT-i, numri i viktimave nga pandemia Covid-19 është shumë më i vogël edhe se një grip i zakonshëm.

Avokati Altin Goxhaj ka hulumtuar të dhënat e publikuara nga INSTAT-i e sipas tij këto shifra vërtetojnë mashtrimin lidhur me pademinë.

Goxhaj shkruan se në epideminë e gripit në janar 2017 kanë humbur jetën 100 herë më shumë persona sesa nga Covid-19.

Në tabelat shoqëruese të INSTAT-it rezulton se në vitin 2012 ka pasur 20.870 të vdekur (mesatarisht 1,739 vdekje/muaj).

Shkaqet për këto vdekje janë nga sëmundjet e plakja 15.124 të vdekur, kurse 4.874 të vdekur janë nga shkaqe të panjohura.

Në vitin 2017 numri i të vdekurve ka qenë 22.232 (mesatarisht 1,853 vdekje/muaj) me shkaqe kryesore sëmundjet e plakja me 20.041 të vdekur kurse 1.400 të vdekur janë nga shkaqe të panjohura.

Në vitin 2019 ka pasur 21.937 të vdekur (mesatarisht 1,828 vdekje/muaj) me shkaqe kryesore nga sëmundjet e plakja 20.643 të vdekur kurse 413 të vdekur nga shkaqe të panjohura.

Për sa u përket vdekjeve lidhur me Covid-19, nga marsi deri tani, për një periudhë 6 mujore ka gjithsej 89 të vdekur me një mesatare rreth 15 persona në muaj.

Sipas Goxhajt, nëse krahasohet numri i vdekjeve në përgjithësi me ato nga Covid-19 i bie që nuk ka absolutisht asnjë shtim vdekjesh pasi 15 veta / muaj nuk kanë asnjë efekt rritjeje kur mesatarja e vdekjeve nga sëmundjet është 1700 deri në 1850 vetë duke bërë që që në raport me sëmundjet e tjera, nga Covid-19 vdesin më pak se 1% në muaj!

Ai vijon më tej me shpjegimin e tij duke iu referuar epidemisë së gripit në janar 2017.

Sipas të dhënave, në janar të vitit 2017 kanë humbur jetën 3100 persona me dyfishin e mesatares mujore ose ndryshe 1250 persona më shumë dhe në atë periudhë vendi është prekur nga epidemia e gripit.

E thënë ndryshe Covid-19 vret 1% të personave krahasuar me sëmundjet e tjera dhe vetëm në janar 2017, epidemia e gripit ka vrarë 100 herë më shumë persona se Covid-19 vret çdo muaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *