Dy ditët e ardhshme në disa zona të Tiranës do ketë ndërprerje të energjisë elektrike.
Lajmi është dhënë nga OSHEE-ja që ka njoftuar oraret e zonat që do preken.
Sipas saj, shkak për këtë është ndërhyrja në disa kabina elektrike.
Njoftimi
“Pershendetje/Njoftim për abonentët #Tiranë
Stakim, 13-14 korrik
Për shkak të remontit të planifikuar në një nga fiderat e NST Mëzez dhe punimeve në disa kabina në Tiranë, në datat 13-14 korrik do të stakohet energjia në këto zona
13 korrik
09:00-15:00
Pjesërisht “Rruga e Dibrës”, pranë Medreseë, fshati Allgjatë
14 korrik
09:00-12:00
Pjesërisht rrugët: “Mine Peza” dhe “Fortuzi”
12:00-15:00
Rruga “Mine Peza”