Prej disa vitesh tashmë diskutohet ndryshimi i emrit të Urës Vajgurore në Dimal, qyteti antik i periudhës Ilire, rrënojat e së cilës u zbuluan në kodrën e qytetit.
Brenda 2 javëve të ardhshme relacioni me propozimin për ndryshimin e emrit do të kalojë në Këshillin Bashkiak e më pas do të miratohet në Parlament.
Kryetarja e Bashkisë, Juljana Memaj thotë se propozimi për ndryshimin e emrit të ka si vision zhvillimin e turizmit në zonë.
“Kemi jo më pak se 2 – 3 vjet që kemi nisur punën për ndryshimin e emrit të bashkisë sonë, pra riorganizim pa ndryshim kufijsh. Duke evidentuar dhe duke nxjerrë në pah të gjithë asetet që ka ky territor, do të zhvillim dhe rrjetëzimin e të gjithë zonës së Dimalit”– shprehet kryebashkiakja në një prononcim për Tv Klan.
E duket se dhe një pjesë e mirë e banorëve janë dakord me këtë, por kërkojnë që ndërsa emri i bashkisë të3 jetë Dimaj, emri i vjetër Urë Vajgurore të ruhet për qytetin.
“Për mua Bashkia duhet të quhet Dimal, ndërsa qyteti lë të vijojë që ta mbajë emrin Ura Vajgurore”– thotë një banor.