Vendosni fjalën kyçe....

Kryebashkiaku i vetëvrarë i Seulit akuzohet nga sekretarja për ngacmim seksual


Një ish-sekretare e ka akuzuar kryebashkiakun e ndjerë të Seulit Park Won-Soon, i cili u vetëvra javën e kaluar, se e ka ngacmuar seksualisht për 4 vjet rresht.

Park Won-Soon ishte një nga udhëheqësit më me ndikim në Korenë e Jugut dhe shihej si një kandidat i mundshëm për president.

Trupi i tij u gjet në pyll të premten, dhe funerali i tij po zhvillohet këtë të hënë. Vdekja e tij erdhi vetëm një ditë pasi sekretarja e tij bëri një ankesë të polici, shkruan BBC.

Këtë të hënë, avokatët e sekretares dolën në një konferencë për shtyp duke thënë se Won-Soon e kishte ngacmuar atë për 4 vjet rresht.

Gruaja pretenfon që kryebashkiaku i dërgonte asaj fotografitë e tij veshur vetëm me të brendshme dhe e kishte thirrur në dhomën e gjumit në zyrën e tij, duke i kërkuar që ta përqafonte.

Sekretarja, emri i së cilës nuk bëhet i ditur, thotë në letrën e lexuar nga avokatët se ajo kishte kërkuar ndihmë në bashki, por kërkeaat e saj ishin injoruar.

Ajo thotë se abuzimi vazhdoi edhe kur ajo ndryshoi departament.

“Unë duhet ta kisha raportuar këtë që në fillim. Pyes veten nëse do ta kisha bërë, a do ta fajësoja veten tani”.- tha ajo. Sekretarja në letër tregon se ishte “marrë në pyetje tërë natën” pasi u ankua në polici dhe se ishte tronditur nga vdekja e ish-shefit të saj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *