Vendosni fjalën kyçe....

Prezantohet drejtori i ri i Kadastrës në Vlorë, i teti brenda vitit


Është prezantuar drejtori i ri i Kadastrës në Vlorë. Ani Binaj është prezantuar sot nga Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame.

Binaj do zëvendësojë në këtë pozicion Jurgen Pilkatin, i cili qëndroi në këtë detyrë për rreth një muaj e gjysmë.

Kadastra e Vlorës është institucioni që ‘ha’ drejtorët e saj.

Binaj është drejtori i 13-të i Kadastrës që prej vitit 2013 dhe i dhjeti në dy vitet e fundit dhe i teti brenda një viti kalendarik.

Gjatë prezantimit të Binajt, Lame tha se ristrukturimi i Kadastrës së Vlorës ka qenë më problematiku pasi sipas tij, Vlora po paguan kusuret e 30 vjetëve papërgjegjshmërie në fushën e pronës.

Ai tha se në Vlorë si askund tjetër ka pasur falsifikime të regjistrave të pasurive të paluajtshme, çështje gjyqësore të hapura e zgjatura, vendime të Prokurorisë për zbulimin e grabitjeve të pronës publike e private e konfliktet civile.

Ai shtoi se në këtë Kadastër që përfshin 3 bashki e 106 zona kadastrale po punohet me ritme të shpejta për regjistrimin e pronave.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *