Vendosni fjalën kyçe....

Trump: Kemi marrëdhënie të mirë, por jo gjithmonë bie dakord me doktor Fauci-n


Presidenti amerikan Donald Trump thotë se ai ka një marrëdhënie shumë të mirë me ekspertin e lartë të sëmundjeve infektive në SHBA, Dr. Anthony Fauci, edhe pse jo gjithmonë bie dakord me të.

Kohët e fundit, Trump ka qenë gjithnjë e më kritik ndaj zyrtarëve të shëndetësisë dhe udhëzimeve të tyre lidhur me rritjen e numrit të të infektuarve nga koronavirusi, duke rrezikuar mbylljen e vendit, sidomos me Faucin. Por pavarësisht mosdakordësisë mes tyre, Trump thotë se personalisht ata kanë një marrëdhënie të mirë.

“Unë kam një marrëdhënie shumë të mirë me Dr. Faucin”, u tha Trump gazetarëve, duke shtuar: “Unë e konsideroj atë një person shumë të mirë. Unë jo gjithmonë jam dakord me të.”

Më pak se katër muaj para zgjedhjeve presidenciale, Trump në mënyrë të përsëritur minimizoi rritjen dramatike të numrit të rasteve të COVID-19 në Shtetet e Bashkuara.

Javën e kaluar, Trump i tha televizionit ‘Fox News’ se Fauci kishte bërë shumë gabime në lidhje me koronavirusin.

“Dr Fauci është një njeri i mirë, por ai ka bërë shumë gabime”– tha Trump.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë u përpoq të diskreditonte më tej Faucin gjatë fundjavës, duke siguruar një listë të deklaratave të Faucit që ai besonte se ishin të pasakta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *